Së fundmi këngëtarja Nora Istrefi po përflitet për një shtatzëni të dytë. Shkak është bërë një foto e postuar nga Nora, ku dukej barku i rrumbullakosur. Në një prononcim për Gazetën Express, ajo thotë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shtatzënisë së saj. “Jo, nuk jam shtatzënë. Nuk ka kurgjë të vërtetë, pa merak”, u shpreh Istrefi duke qeshur. E ndërkaq sa i përket muzikës, atë nuk do ta shohim me ndonjë projekt të ri deri mbas Vitit të Ri.
“Kam pas plan me plasu diçka, mirëpo projekti është shty, do të del mbas Vitit të Ri. Nuk e di akoma a do të jetë bashkëpunim apo vetëm, por e di që do të jetë ritmike”, shtoi ndër të tjera Nora për Express.