Këngëtarja Irma Libohova është një ndër artistet më të kuruara të muzikës shqiptare. Ndonëse vitet kalojnë ajo mbetet në formë të shkëlqyer fizike. E ftuar në emisionin ” Në shtëpinë tonë”, Irma ka thënë se kujdeset shumë ushqimin.” Unë preferoj shumë frutat dhe perimet e stinës dhe nuk konsumoj ushqime jashtë sezonit. Edhe ushqimet si picat, akulloret apo krepat i gatuaj vetë dhe përpiqem ti kem sa më dietike”, ka thënë artistja.
Ajo ka theksuar se veç të ushqyerit shëndetshëm preferon edhe sportet, si zumba e palestrën.