I ftuar në “E diela shqiptare”, 12-vjeçari: Andresa pi hashash..

image

Në rubrikën “Ka një Mesazh për ty” të emisionit “E diela Shqiptare” ka qenë i ftuar një djalë i vogël i cili donte të surprizonte babain e tij.Fabioli është një djalë 12 vjeç i cili nuk bën aspak jetën e moshatarëve të tij. Ai del netëve në kryeqytet të mbledhë lëmoshë pasi familja e tij është në vështirësi ekonomike. Fabioli dëshironte ti jepte një mesazh babait por gjatë rrëfimit për jetën e natës që bën, në bashkëbisedim me moderatorin Ardit Gjebrea ai deklaroi se Andresa, braziliania seksi e këtij emisioni konsumon hashash.

“Nuk më pëlqen Andresa më ka sharë. I thash mos pi hashash, luaj telebingo.”- është shprehur 12- vjeçari.

Deklarata e tij ka shkaktuar të qeshura në publik. Sakaq Arditi ka vijuar duke e pyetur se çfarë i ka thënë Andresa.

“ Më shau italisht por unë nuk e them dot.”- ka përfunduar djaloshi.

Prej vitesh trashmë Andresa Ambrosio drejton krah Ardit Gjebreas disa rubrika në emisionin “E diela Shqiptare”./Blitz.al/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password