Ditën e sotme teksa kthehej në banesën e tij, këngëtari shqiptar Devis Xherahu ka gjetur një portofol. Në brendësi të tij ndodheshin 130 mijë lekë të vjetra si dhe karta e identitetit të personit që e ka humbur, të cilën Xherahu e ka publikuar pak më parë në Instagramin e tij. Ai i është lutur ndjekësve që të njoftojnë vajzën në fjalë, teksa ka sqaruar se portofoli është gjetur në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet, ku ai edhe banon. Një gjest shumë i bukur nga ana e Devisit./ revistawho.com