close
Pa kategori

Foto/ Genta Ismajli së shpejti me një projekt të ri muzikor

genta1-e1476465565755-780×439

Këngëtarja Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, i cili vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin “Shake It” me Etnon, i cili mori miliona klikime në YouTube.

Genta kësaj here ka menduar të vijë sërish në bashkëpunim, dhe përzgjedhja e saj për këngën e re ka qenë Muma, i njohur ndryshe si Endrit Mumajesi, tekstshkruesi i të disa prej këngëve më të njohura.

Kënga titullohet “Squat Baby”, do të jetë ritike dhe është punuar nga Alfred Sula, teksti i shkruar nga Muma, gjersa për videoklipin janë duke u kujdesur me profesionalizëm produksioni EnterMedia.

Telegrafi ka përcjellë nga afër xhirimet e këtij projekti, dhe do ju sjellë në vazhdim disa imazhe ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve.

genta11

Videoklipi pritet të jetë shumë interesant, teksa Genta do të shfaqet me një koreografi të udhëhequr nga Albi Nako dhe trupa e tij e baletit.

Kënga pritet të jetë një tjetër sukses i padiskutueshëm i këngëtares, e cila vazhdimisht sjellë vetëm hite. /Telegrafi

genta22
genta33
Tags : genta ismailiprojekt i ri muzikor
loading...