• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Pa kategori

Emina Cunmulaj takon familjen e Dua Lipës, modelja ka dy fjalë për ta

Modelja Emina Cunmulaj dhe Dua Lipa janë dy vajzat me origjinë shqiptare, të cilat na kanë bërë krenarë në fusha të ndryshme. Emina falë trupit dhe elegancës ka arritur të jetë pjesë e skenave të njohura të modës, ndërsa Dua Lipa me zërin dhe stilin e saj ka kënduar në koncerte anembanë botës. Por nuk e dinim se dy bukuroshet shqiptare njiheshin me njëra-tjetrën dhe për më tepër të kishin lidhje edhe familjet. Së fundmi nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ Emina ka zbuluar se familja e saj dhe ajo e Duas janë takuar në një nga hotelet e bashkëshortit të modeles dhe duket se kanë kaluar më së miri.
“Familja e bukur Lipa, Dua ti je e mrekullueshme, energjia dhe bukuria jote e brendshme është përtej asaj mahnitëse”.- shkruan Emina krahas fotos.


Me siguri kjo foto për dy vajzat do të mbeten një kujtim shumë i bukur./revistawho.com

CLOSE
CLOSE