close
Breaking NewsLajmePa kategori

Dren Abazi do ta festojë kështu 10 vjetorin e karrierës së tij

F0B949FE-A52A-4A6F-B337-BE4C1D3DDC32

Kantautori i njohur kosovar, Dren Abazi dhe bendi i tij Zig Zag Orchestra pritet që të promovojnë albumin e tyre më të ri.
Këtë herë kanë vendosur ta sjellin në një tjetër formë, me anë të një koncerti.

Ky është njoftimi i Drenit dhe Zig Zag Orchestras i bërë nëpër rrjetet sociale.

Një natë “Mes Yjesh”

Pas një suksesi të gjatë e të padiskutueshëm në skena të rëndësishme europiane dhe në mbarë trojet shqiptare, më në fund rikthehet në Tiranë, një nga artistët më të sukseshëm shqiptar të viteve të fundit, Dren Abazi.

Kantautori Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, një nga bandat shqiptare më autentike, do të promovojnë albumin e tyre më të ri me një koncert live, i cili premton një eksperiencë magjike për publikun kryeqytetas.

Drenin, në këtë koncert special, I cili përkon edhe me 10 vjetorin e tij në skenë, do ta shoqërojë orkestra e madhe prej 15 instrumentistësh.

Albumi, “Mes Yjesh” përmbledh disa prej produksioneve më të mira të band-it të publikuara gjatë viteve të fundit. Të gjitha copëza të një repertori ku ndërthuren mjeshtërisht ritmet ballkanike me nota jazz apo me nuanca klezmer dhe ska.

Bëhu pjesë e një nate “Mes Yjesh”, me muzikë live, emocione unike dhe surpriza!

loading...