• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme, Pa kategori

Dëshironi që të jeni bashkë deri në fund të jetës? 10 propozimeve që ajo nuk do t’i thotë kurrë ‘Jo’

Dashuria ndaj partnerit është një ndër motivet e jetës që i bën të gjithë të jetojnë. Çdo njeri në mënyrën e vetë, mundohet që t’i dhurojë personit të zemrës momente të paharrueshme. E kur bëhet fjalë për gjysmën tonë me të cilën kemi vendosur të ndajmë jetën, mundohemi që çdo detaj të jetë i përsosur. E kush nuk do të donte një propozim si në përralla? RevistaWhoo.Com ka zgjedhur sot t’ju tregojë disa nga propozimet më të bukura që mund t’i realizojë çdokush ndaj partneres.

-Zgjidhni një vend që ka rëndësi të madhe për ju, që ka shënjuar diçka në njohjen apo lidhjen tuaj. Mundohuni të gjeni planin më të përshtatshëm dhe më pas bëni propozimin klasik që çdo femër do ta dëshironte, uluni në gjunjë. Nuk ka se si ajo t’ju thotë jo.

-Zgjidhni një rrugë të populluar ose një park dhe më herët bëni një marrëveshje me këngëtarët që këndojnë me instrumente muzikore në këto zona. Mes shumë këngësh, i thoni të përmendin dhe emrin e të dashurës tuaj. Aty do të ishte momenti perfekt dhe ajo nuk do të kishte mundësinë t’ju thoshte jo.

-Një ide interesante është edhe të shkruani frazën “A pranon të martohesh me mua?” diku si rrugë, mur, xham apo me tullumbace. Dhe në një moment të papritur partnerja juaj të kthente vështrimin. Jo vetëm do të surprizohej, por as nuk do të mundte t’ju refuzonte.

-Një mënyrë klasike është dhe ajo në dhomën e një hoteli. Trëndafila, qirinj, shampanjë dhe një muzikë romantike në sfond. E kush nuk do t’i dëshironte? “Po” është përgjigjja, jua themi ne.

– Një tjetër formë, është dhe ajo buzë detit, nën dritën e hënës. Qirinjtë edhe këtë herë do t’ju ndihmojnë dhe një fjalim romantik do të ishte i duhuri. “Si nëpër filma” do të thonim…

-Në dhomën tuaj vendosni tullumbace, në të cilat të keni ngjitur fotografi që shënjojnë historinë tuaj si çift, ose mund të mbuloni dhe muret me fotografi në formë posterash.

-Fikni të gjitha dritat në shtëpinë tuaj në mënyrë të papritur dhe me vetëm një qiri, nën atmosferën e krijuar. Nxirrni unazën. Ndoshta partnerja juaj do të jetë e frikësuar, po pas këtij momenti do të hipnotizohet totalisht.

-Në qoftë se ndodhni në stinën e dimrit, një ide origjinale është dhe në mëngjes përpara se të shkoni për në punë. Shkruani në akullin e krijuar në xhamat e makinës propozimin tuaj. Kështu nga nxitimi partneres as nuk do t’i shkojë nëpërmend. Me këtë rast do të bëni si atë dhe veten të dilni nga monotonia e përditshme.

– Me ndihmën e kolegëve të punës, krijoni një situatë të minutës së fundit, që të dashurës tuaj mos t’i shkojë ndërmend. Pasi ajo të ketë mbërritur e frikësuar dhe me shumë nxitim, filloni me atë çfarë keni kohë që mbani në zemër.

-Bëni një prej miqve tuaj të realizojë një piknik dhe në minutën e fundit, kur ju të keni shkuar në pamjen piktoreske dhe të jeni rregulluar, ai të mos vijë. Kështu në atë mjedis të bukur dhe larg zhurmës ju mund t’i propozoni partneres./revistawho.com

CLOSE
CLOSE