Mit 1: Vitaminat na mbajnë të shëndetshëm
Epo kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Vitaminat vetëm rregullojnë proçesin e trupit tonë por duhet të jeni të kujdesshëm sepse marrja e një sasie të madhe bën më shumë dëm sesa mirë.
Mit 2: Gjaku i paoksigjenuar është blu
Gjaku i cili pompohet nga venat drejt zemrës nuk është absolutisht blu. Është e kuqe e errët. Në librat e shkollës është i ngjyrosur në blu për të theksuar kontrastin me gjakun e oksigjenuar. Venat që shikoni përmes lëkurës duken blu sepse drita duhet të depërtojë në lëkurë për të ndriçuar venat.
Mit 3: Sheqeri kaf është më i shëndetshëm se sheqeri i bardhë
Në fakt, sheqeri kaf dhe i bardhë janë e njëjta gjë. Ato ndryshojnë në përmbajtjen e molasë e cila i jep produktit ngjyrë më të errët. Sheqeri kaf shpesh herë konsiderohet më i shëndetshëm sepse nuk është i ëmbël si sheqeri i bardhë.
Mit 4: Alkooli vret qelizat e trurit
Një sasi e madhe e alkoolit ndikon në proçesin metabolik dhe në mungesë të oksigjenit. Kjo dëmton lidhjen e qelizave të trurit por nuk ka të bëjë fare me vrasjen e vetë qelizave.
Mit 5: Sheqeri i bën fëmijët hiperaktivë
Sheqeri nuk i bën fëmijët hiperaktivë. Kjo nuk është asgjë përveçse një mit. Sheqeri përmban kalori dhe kaloritë të japin energji. Prandaj kur një fëmi ha shumë të ëmbla, energjia e tyre rritet. Por mos harroni se mbi të gjitha, sheqeri është i dëmshëm për dhëmbët e tyre.
Mit 6: Qelizat nervore nuk rigjenerohen
Vdekja e qelizave nervore është një proçes i pandryshueshëm dhe natyral. Qeliza të reja shfaqen në pjesë të ndryshme të trurit. Kur një person është i stresuar është substanca kimike që bëjnë këto qeliza të funksionojnë dhe bashkëveprojnë me njëra tjetrën në vend të qelizave nervore.
Mit 7: Hemisfera e majtë e trurit është kreative. E djathta logjike
Është e vërtetë që hemisfera e majtë është përgjegjëse për funksione të caktuara dhe e djathta për të tjera. Por shkencëtarët kanë akoma kohë për të gjetur nëse njëra hemisferë është më e zhvilluar se tjetra. Kuptimi është që pjesë të ndryshme të trurit tonë funksionojnë si burim kolektiv i kreativitetit tonë dhe përfshihen tek të dy hemisferat.
Mit 8: Duhet të flini 8 orë
Njerëz të ndryshëm kanë nevojë për orë të ndryshme gjumi. Disa njerëz e kanë mjaftueshëm 6 orë gjumë për të qënë energjik dhe disa të tjerë ndihen të rraskapitur edhe pas 9 orëve gjumë.
Mit 9: Antibiotikët i vrasin viruset
Antibiotikët vrasin vetëm bakteriet. Gripi shkaktohet nga viruset që nuk reagojnë kundër antibiotikëve. Në këtë rast është sikur të vendosësh një leukoplast në kokë për të hequr dhimbjen e kokës. Nuk ka për të funksionuar!
Mit 10: Çokollata ju bën me pika të zeza në fytyrë
Shkencëtarët kryen një eksperiment: Ata i dhanë shumë çokollata disa njerëzve dhe kur i krahasuan numrin e pikave të zeza që këto njerëz kishin pasur përpara dhe pas eksperimentit, ata gjetën asnjë ndryshim. Duket e çuditshme por është e vërtetë.