VITI I RI/ Ulja e temperaturave rikthen reshjet e borës, si do të jetë nata e ndërrimit të viteve

rruge-me-bore

Juglindja e vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Pas mesditës së të mërkurës, reshje të dendura bore janë regjistruar në zonat malore të qarkut, por edhe në qytetin e Korçës, shkruan “Top Channel”. Si pasojë e reshjeve, të cilat kanë zgjatur për disa orë, edhe një herë qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave. Sipas të dhënave të sinoptikës, në gjithë qarkun bora ka krijuar probleme në disa nga akset rrugore, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm. 

Trashësia maksimale e borës ka arritur në pikën turistike të Dardhës në 10 cm, duke e bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve, ndërsa më pak reshje ka pasur në Voskopjë, ku trashësia ka arritur rreth 7 cm. Edhe aksi Qafë Thanë-Pogradec dhe ai i Kapshticës janë prekur nga reshjet e borës, por sipas të dhënave nuk ka pasur trashësi dhe për rrjedhojë, as problematika në qarkullim.

Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata në akset dhe rrugët e të gjithë qarkut raportohet normale dhe pa bllokime të lëvizjes. Mësohet se temperaturat do të vijojnë të ulen deri në -12 gradë në zonat malore dhe –4 deri në –7 në zonat e ulëta. Edhe nata e ndërrimit të viteve do të shoqërohet nga një mot i ftohtë me temperatura të ulëta.

 
 
 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password