Temperaturat e ulëta, të shtunën në Tiranë thyhet rekordi i 1968-ës


Ditën e shtunë, më 7 janar, temometri në Tiranë do të shënojë rekordin më të ulët në 49 vitet e fundit. Sipas parashikimit në “Accuweather”, të shtunën temperatura në kryeqytetin shqiptar do të jetë 1°/-12°C, me minimalen historike. Rekordi ishte vendosur më 15 janar të 1968 kur temepratura më ulët arriti në -9.9°C, raporton “Newsbomb.al”. Nuk të tilla kushte të rënda atmosferike do të jetë i gjithë vendi gjatë kësaj fundjave. Ndërkohë që temperaturat nën zero në Tiranë do të fillojnë që të enjten dhe do të vazhdojnë të tilla deri të premten e javës së dytë të janarit, më 13 janar, kur temometri do të shënojë 11°/2°C. Temperatura negative rekord pritet të shënohen edhe në disa zona të tjera të Shqipërisë. Këshilli i Ministrave vendosi pasditen e sotme që të mbajë të mbyllura çerdhet, kopshtet dhe shkollat deri më 9 janar, si dhe njëri nga prindërit që ka fëmijë të mitur do të qëndrojë në shtëpi. Kjo kërkesë u është drejtuar edhe bisneseve private.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password