close
Moti

Shiu largohet në mbrëmje, por temperaturat njohin vetëm rënie

moti-780×439-550×310

Pjesa më e madhe e vendit do të karakterizohet nga vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh me përjashtim të ekstremit verior dhe jugor ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët.

Gjatë pasdites si edhe në orët e mbrëmjes parashikohet largim i vranësirave dhe shirave duke bërë kështu që i gjithë vendi të jetë në ndikimin e kthjellimeve, raporton opinion.al.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ballë.

Nga e marta dhe gjatë gjithë javës në vijim metereologët kanë parashikuar një mot të ftohtë që do ngerthejë gjithë vendin me temperatura që në vendet malore shkojnë në -7 gradë celsius. Vlera negative në 0 gradë do të shënohen edhe në Tiranë gjatë të mërkurës dhe të enjtes.

Tags : motshitemperatura
loading...