Kjo fundjavë ka regjistruar temperatura mjaft të larta, por nga parashikimet e sinoptikanëve ato do të vazhdojnë të shënojnë rritje duke shkuar deri në 35 gradë në zonat malore dhe në 37 – 40 gradë në zonat e ulëta. “Ajri i nxehtë saharian, i stacionuar prej ditësh në Europën Perëndimore, gradualisht do të zhvendoset edhe drejt Gadishullin të Ballkanit dhe vendit tonë” – tha për TCH meteorologia Rezarta Xhakollari. Por temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri javën tjetër, siç sqaron Xhakollari, madje ditën e enjte pritet që “mërkuri i termometrit maksimal t’i afrohet vlerës 40 gradë celsius. Ajri i nxehtë afrikan, duke marrë lagështirën mbi detin Mesdhe, do të bëjë të mundur që temperaturat të ndihen mbi 40 gradë.”
Por fillimi i muajit korrik do të sjellë tërheqjen e masave të nxehta duke bërë të mundur rënien e temperaturave me 7 deri në 8 gradë celsius./Class