• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Pas ditëve më të ftohta të vitit, ja si do të ndryshojnë temperaturat në ditët në vazhdim

Ditët e fundit vendi ynë është pushtuar nga masa të ftohta ajrore. Temperaturat kanë zbritur në minus dhe ditën e sotme minimalja është arritur në qytetin e Korçës me -14 gradë. Por, pas të ftohtit të acartë, sinoptikanët japin lajmin e mirë. Që pas ditës së sotme temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme me 7 gradë celsius.
“Presim që të ndryshojë ndjeshëm gjatë pasdites së sotme me ardhjen e një mase ajri relativisht të ngrohtë që do të sjellë një rritje temperaturash prej 7 gradë në rang vendi”, u shpreh meteorologu Metodi Marku për “Ora News”.
Këto ditë të ftohta të vitit parashikohet që të mos përsëriten më dhe muajt në vazhdim të stinës së dimrit do të jenë më të ngrohtë./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE