Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites por mesdita sjell vranësira kalimtare në zonat verilindore.
Pasditja do të vijojë me kthjellime e vranësira të përkohshme në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore Lindore. Pas mesnatës, vranësirat kalimtare shfaqen edhe në ultësirën perëndimore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante si në orët e mëngjesit ashtu dhe gjatë mesditës.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 34 km/h nga drejtimi veriperëndimor – verior duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.