• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Mëngjesi me diell, por pasditja e pushimit mund t’ju prishë planet

Kjo e dielë ka nisur e ngrohtë, me diell dhe temperatura që arrijnë deri në 33 Gradë Celsius. Pas kësaj me siguri shumë prej jush kanë bërë plane për një shëtitje të gjatë në natyrë, për të shijuar ditën e pushimit. Por kjo nuk është ide e mirë. Sipas “Meteoalb” parashikohet që pasdite vendi të përfshihet nga një valë shiu dhe vranësirash, të cilat gjatë mbrëmjes do të shtohen edhe më shumë. Thuajse e gjithë java tjetër do të karakterizohet nga këto kushte klimaterike, kështu që përgatituni për shi./revistawho.com