close
Moti

Më në fund pak freski, ky është parashikimi i motit për nesër

IMG_8524

Më në fund pak freski, ky është parashikimi i motit për nesër
Mesa duket në mes të gushtit do të ketë pak hapësirë për frymëmarrje, pasi temperatuart do të ulën ndjeshëm me 7-8 gradë celcius.

Sipas MeteoAlb parashikimi i motit për ditët në vijim do të sjellë një renie të ndjshme të temeperaturave si në shifrat maksimale dhe anë ato minimale.

Kështu, temperaturave të ditës së sotme që minimumin e kanë shënuar 15.0°C në Peshkopi dhe maksimumin prej 33.7°C në Berat, do t’ju bashkangjiten edhe temperaturat e ditëve në vijim.

Sipas MeteoAlb, nesër do të ketë një tjetër rënie prej 2 – 3 gradë duke bërë që minimumi të ulet deri në 12 – 13°C ndërsa maksimumi të ngjitet deri në 32°C.

Ndërsa sa i përket situatës së rreshjeve, ato pritet që të fillojnë që në orët e vona të mbrëmjes sotme dhe të vazhdojnë me fillimin e së dielës. Parashikohet që pjesa më e madhe e vendit rrezikohet nga shira të përkohshem në formën e rrebesheve afatshkurtër.

Dita e hënë pritet të sjellë një kthjellim të kohës dhe largim të rreshjeve, por temperatuarat nuk pritet të rriten shumë./newsbomb.al

loading...