Orët e para të ditës vijojnë me kthjellime e vranësira të shpeshta në territor por shirat të dobët do të ketë në zona të izoluara në Veriperëndim dhe Juglindje të vendit. Pasditja mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në Veri-Qendër duke rrezikuar nga shira të dobët zonat Veriperëndimore ndërsa kthjellime të shpeshta do të në Jug të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që vlerat e tyre, të luhaten nga 1-15°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 2 ballë.
Europa
Vijon dominimi i reshjeve të konsiderueshme të shiut e dëborës në Europën Perëndimore si dhe në pjesën më të madhe të Europës Qendrore dhe Veriore. Po ashtu, zona e Alpeve Europiane dhe Adriatiku Verior duke përfshirë gjithë bregun Perëndimor të Ballkanit mbeten me vranësira dhe rrebeshe të shpeshta shiu.
Ndërsa gjatë gjithë ditës, Europa Lindore dhe një pjesë e zonave Qendrore të kontinentit do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve me vranësira të shpeshta./noa.al