Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime e vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore.
Pasditja do të vijojë e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në zonat malore në Veri dhe Verilindje të territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rënie në mëngjes, më e ndjeshme në ultësirën perëndimore por një rritje e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 22 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Verior ndërsa në det krijohet dallgëzim 1 ballë.
Europa
Pellgu i Detit të Zi vijon me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore. Po ashtu, Veriu i ishujve Britanikë dhe vendet e Balltikut dominohen nga vranësira e reshje të shpeshta shiu e dëbore të shoqëruara edhe me stuhi të forta ere.
Ndërsa në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, vijon dominimi i motit të kthjellët por të ftohtë. /noa.al