Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë motin në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira disi më të dendura paraqiten zonat malore lindore.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, përjashtuar zonat verilindore të cilat do të kenë rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 grade rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Europa
Masat ajrore të qëndrueshme do të fuqizojnë ndikimin e tyre në Mesdhe dhe Ballkan duke bërë që moti të jetë me kthjellime. Po ashtu, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme paraqiten kushtet e motit edhe Europën qendrore.
Ndërsa vendet e Balltikut si edhe ishujt britanike do të dominohen nga vranësira dhe shira, herë pas here intensive./noa.al