lefuture

Ja si do të jetë moti gjatë kësaj jave

moti_192708808-550x412

Duket së më në fund i ftohti ka mbërthyer vendin tonë dhe gjatë javës do të kemi akoma ulje të temperaturave, ndaj bëni mirë të visheni sa më trashë.

“Duke filluar nga dita e diel dhe në fillim të javës do të kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Por kjo situatë do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave ku në zonat malore dhe ato bregdetare, dita e dielë dhe ajo e hënë nuk do t’i kalojë 14-15 gradë celcius. Dita e martë parashikohet të depërtojnë masa më të ftohta të paqëndrueshme nga pjesa veriore e Europës e cila do të rikthejë reshjet e shiut me intensitet mesatar në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Ndërsa në zonat malore, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, parashikohet që ditën e martë të fillojnë reshjet e para të dëborës. Do të sjellë një rënie të ndjeshme të mëtejshme të temperaturave me 7-8 gradë celcius. Në zonat malore nuk do ti kalojnë 3 gradë në mesditë, ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare parashikon që mos t’i kalojë 10 gradë celcius”, bën të ditur sinoptikania Rezarta Xhakollari.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password