• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

I ftohti pushton Europën, meterologët paralajmërojnë qytetarët

Meterologët paralajmërojnë një javë të ftohtë për Europën. Vendet që rrezikojnë më shumë janë Austria dhe Gjermania, të cilat parashikohet të pushtohen nga rreshje të shumta dëbore. E gjithë Europa do të përfshihet nga një stuhi gjigande dëbore, e cila do të sjellë kaos në qarkullimin e mjeteve. Janë të shumta mundësitë që kompanitë ajrore të anullojnë fluturimet dhe këshillohet që mjetet e vogla të mos lëvizin. Sigurisht që nga ky mot i pazakontë nuk përjashtohet as Ballkani, shtetet që bëjnë pjesë në këtë zonë do të kenë probleme me ngricat dhe temperaturat që parashikohet të shkojnë deri në -15 gradë.
Përsa i përket vendit tonë, parashikohet që dita e martë të jetë më e ftohta dhe ekstremi do të shkojë -11 gradë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE