Pasditen e djeshme kanë rinisur reshjet e shiut, dhe egziston ende frika se vendi mund të përmbytet sërish, si përpara pak ditësh.
Në një lidhje telefonike në studion e “News24”, Prefektja Jahollari tha për emisionin “Njerëz në fokus” se autostrada Tiranë-Durrës, nuk do të përmbytete më për shkak se janë marrë masat e nevojshme.
“Reshjet e shiut të 30 nëntorit ishin jashtë parashikimeve. Është dashur një projekt teknik për të analizuar situatën. Projekti përfundon brenda 45 ditëve. Tashmë janë marrë pasat e nevojshme, dhe janë pastruar kanalet kulluese. Vitin e kaluar kemi patur më shumë përmbytje. Nisur nga ndërhyrjet, ju garantojmë se nuk do të ketë më përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e reshjeve të shiut”, u shpreh Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.
living