close
Moti

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

013E433F-B050-490D-84D4-A11A9057677F

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të dukshme në ultësirën perëndimore ndërsa kryesisht mot i kthjellët dominon zonat Lindore. Gjatë pasdites kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 1- 2°C në të dy ekstremet termike të ditës duke bërë që maksimumi territorial të ngjitet në 13-14°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë por mesatare në ekstremin Jugor, me shpejtësi 27 km/h nga Veriu duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

 

Europa

Brigjet Perëndimore të Europës nga Portugalia në Norvegji do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të fuqishme të erës. Po ashtu, Skandinavia dhe vendet e Balltikut mbeten me reshje të shpeshta shiu e dëbore.

Por moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë vijon dominancën në pjesën më të madhe të Europës, më e dukshme në vendet e Mesdheut. /noa.al

loading...