• youuinsttaaffccbb
TEST
Ditari i Arminës, Modë

MILAN FASHION WEEK STREET STYLE

Tashmë dihet që shtatori është muaji i javës së modës në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris. Këtë muaj unë ndoqa Milanon, nga ku është realizuar edhe ky shërbim fotografik, dhe gjithashtu Parisin, shërbimin fotografik për të cilin do ta postoj pak më vonë. Ky shërbim është bërë pak para sfilatës së Dsquared2, teksa po ecja në rrugët që të çonin për në sfilatë. Kam përzgjedhur deri diku një veshje “transgresive” për t’ju përshtatur sfilitës; me xhaketë lëkure ala “Motorbiker” të Dsqaured2, xhinse shumë të grisura dhe cool të cilat i kam gjetur rreth një vit më parë te Zara dhe sandale ekstravagante nga Giuseppe Zanotti. Për ta thyer pak këtë look dhe për ta bërë më të thjeshtë, poshtë xhaketës kam veshur një body të bardhë të thjeshtë të Wolford, firmë të cilën e adhuroj për komoditetin e saj. Çanta Ysl kombinonte shumë mirë me xhaketën ndaj nuk mund të mungonte, plus që është një ndër çantat e mia më të preferuara, të cilën e kombinoj lehtësisht me çfarë të kem dëshirë. Java e modës në Milano ishte tepër e zhurmshme, njerëz që vraponin për të kapur një taksi, festa kudo, blogeret më të famshme që ecnin me look-un e radhës dhe shumë fotografë që gjurmonin për të kapur look-un më të bukur të javës. Java e modës është pikërisht momenti kur rrugët kthehen në pasarela dhe nuk ka gjë më të bukur për syrin sesa kur sheh këtë konkurrencë spontane veshjesh dhe gjithashtu kur ndjek krijimet më të reja të markave botërore më të njohura.

armina 1 milano

 

CLOSE
CLOSE