FOTOT / I keni dashuruar në telenovela, por nuk ua pret mendja se sa modele ka… Ju prezantojmë me veshjet indiane


India është një vend ku diversiteti nuk njeh kufij. E njëjta gjë ndodh edhe me veshjet. Varjojnë nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Megjithatë ka disa aspekte që e unifikojnë modën indiane. Tradicionalisht indianët janë veshur me copa të derdhura, të cilat konsiderohen të shenjta në Indi dhe kanë të bëjnë me pjesën tradicionale dhe fetare të vendit.

E gjithë bota e përfytyron një grua indiane të veshur me sari. Ka disa mënyra si mund të vishet një sari.

  1. Mënyra tradicionale – Stili Nivi

‘Nivi’ është mënyra klasike si mund të vishet një sari. Gjithçka që ju duhet është një copë e gjatë që varion nga 4.5 deri në 8 metra, bluzë e shkurtër dhe bizhuteri që kombinojnë me ngjyrat e sarit.

nivi-style

  1. Stili Bengali

Ka qënë aktorja Vidja Balan ajo që e bëri të famshëm stilin Bengali. Duket sikur është shumë e vështirë për ta veshur këtë lloj sari, por në të vërtetë është shumë e thjeshtë. Ky lloj sari vishet duke rrotulluar copën rreth trupit dy herë dhe duke krijuar dy pala përpara. Copat me dizenjo shkojnë shumë me këtë stil unik dhe elegant.

how-to-drape-bengali-style-saree-1-1024x893

  1. Stili Guxhrati

Ky stil është përhapur shumë në Indi falë serialeve. Ngjason me stilin ‘Nivi’, por copa është rrotulluar në trup në mënyrë krejtësisht tjetër. Në vend që copa të kalojë nga supi i majtë siç veprohet në stilin ‘Nivi’, në këtë rast copa kalohet në supin e djathtë dhe lëshohet para.

gujarati

  1. Stili Kerala

Një sari kur vishet në stilin Kerala të bën të dukesh absolutisht e pastër dhe e sofistikuar. Ky lloj sari mund të vishet në dy mënyra. Mënyra parë duke kaluar copën mbi supe dhe mënyra e dytë duke e rrotulluar rreth trupit.

kerala-saree-style

  1. Stili Mumtaz

Aktorja indiane Mumtaz e veshi për herë të parë këtë lloj sari në vitet 80′. E veçanta e këtij sari është se e tregon trupin e femrës në mënyrën më të hijshme.

mumtaz-saree-img

  1. Stili sirenë

Nuk ka rëndësi ekzistojnë apo jo sirenat, vajzat indiane vishen si të tilla me këtë lloj sari. Stili sirenë i shkon më shumë trupave me forma pasi fundi i gjatë veref të bën të dukesh më e dobët.

saree-draping-mermaid-style-mm1

Përveç sarit, veshje e cila është më e përhapur në jug, perëndim dhe lindje të Indisë, veriu ka më të përhapur veshjen Lehenga dhe Salwar kamiz.

ebay_1407534604

Veshja Lehenga përbëhet nga një fund i gjatë deri në fund të këmbëve, një bluze e shkurtër dhe një shall. Gjithashtu kjo veshje përdoret më shumë për evente dhe sfilata.

ebsfsk2560392-1000x1350

Vajzat në Indi preferojnë të veshin Salwar kamiz si veshje të përditshme pasi është veshja më e rehatshme indiane. Salwar kamiz përbëhet nga pantallona, bluzë e gjatë deri poshtë gjurit dhe shall.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password