• youuinsttaaffccbb
TEST
Ditari i Arminës, Modë

Fashion is a time machine

[metaslider id=354]

Fotot: Geljant Kaleci

Shpesh, më pëlqen të kthehem pas në kohë e të shoh filma të vjetër, të shoh sesi ka evoluar moda e dikurshme. Kur lexoj letërsi klasike, më duket sikur kthehem në kohën përkatëse dhe imagjinoj detajet; te këto detaje hyn edhe veshja. Duke qenë e apasionuar pas “gërmimit” për detaje si aksesorët, veshjet, modelet e flokëve ose “make-up”-i i kohëve të ndryshme, në revistën ku punoja shpesh bëja shkrime për to, madje kjo ishte pjesa ime e preferuar, ajo që nuk e quaja më punë, por pasion. Më pëlqente shumë të kthehesha pas në kohë, në vitet kur u krijuan fustanet e para, më pas të studioja se si evoluan ato dhe si janë sot në pasarela. Kjo pjesë më magjeps, pasi në thelb, moda përveçse është art, mbart histori, të kthen në kohë dhe të fut në imagjinata të thella, që më pas do të kthehen në një forcë të pashtershme krijuese, ashtu siç ndodhi edhe me mua. Ky kreativitet më bëri të punoja me pasion ndër vite, në një revistë mode, por edhe të bëja këtë blog sot, ndaj çdo kombinim që unë bëj, përmban diçka më shumë sesa thjesht modë ose dëshirë për t’u dukur bukur; për mua çdo detaj ka një domethënie të veçantë dhe më kthen diku në kohë, në një kujtim timin. Shpesh, ju do të ndesheni me frymëzime në veshjet e mia, frymëzime nga kohë të shkuara, ndoshta edhe mjaft të hershme. Në këtë shërbim fotografik, të realizuar me shumë pasion, kthehemi në fundin e viteve ‘60 ose fillimin e viteve ‘70. Ky fund Versace më kujton pikërisht vitet kur filluan të mbizotëronin për herë të parë ngjyrat, madje edhe vrimat që ky fund ka, tregojnë kthimin në stilin e viteve ‘70. Ky fund shkon shumë me një këmishë nga Michael Kors, të mbyllur deri në fund dhe më pas më shumë aksesorë (pjesa ime e preferuar). Më pëlqen shumë të luaj me detajet dhe kjo është pjesa më e bukur, pasi gjej aksesorë që i përshtaten shumë këtij stili, derisa më në fund i bëj bashkë, si p.sh. këto syze që kanë dalë vitin e shkuar nga Gucci dhe janë tipike të viteve ‘70, vëthët e rrumbullakët sërish Versace dhe këpucët e po këtij stili, të Fendi-t. Në fund, nuk mund të mos mungojnë flokët pak të gufuar, me onde, dhe një buzëkuq Estee Lauder me ngjyrë të fortë që të shkojë me veshjen.

Qershor 2015

Leave a Reply

CLOSE
CLOSE