• youuinsttaaffccbb
TEST
Ditari i Arminës, Modë

ARMINA MEVLANI, për një paraqitje bohemiane

Një look tjetër që zgjodha për javën e modës në Paris është pikërisht look-u bohem dhe romantik. Ai quhet bohem për shkak të notave të romantizmit që përcjell dhe të jep një ide tepër ëndërrimtare. Për të pasur një look sa më bohem, unë më poshtë do të rreshtoj disa detaje:

  1. Fustane me lule, treçerekëshe ose të gjatë; gjithmonë, për këtë look, duhet pasur një fund i gjatë, fustan i gjatë ose treçerekësh, me dizajn ose edhe i thjeshtë, por mjafton që copa të jetë mëndafsh ose thjesht copë e derdhur. Kombinimi mund të bëhet me fustane dhe çizme të gjata, ose edhe me funde të gjata me taka dhe bluza deri diku të gjëra, mjafton që veshjet të mos jenë të puthitura pas trupit.
  2. Xhaketa ose jelek. Unë kam zgjedhur këtë xhaketë të Alexander Mcqueen, e cila është kadife për të bërë pak edhe ndërthurjen e copave; për shembull, xhaketë kadife me fustan mëndafsh për ta bërë look-un sa më bohem dhe për ta kthyer pak në kohë. Nëse ju do keni një fustan, fund , apo edhe pantallona të gjera, një jelek pa mëngë apo një xhaketë klasike është detaj mjaft i rëndësishëm.
  3. Çizme të gjata; unë kam zgjedhur çizme kamoshi të gjata Jimmy Choo, për t’i veshur poshtë fustanit. Edhe këpuca luan rol të rëndësishëm në këtë look dhe sidomos në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, look-u bohem është i përsosur pasi lejon t’i shtoni pamjes suaj çizme të tilla, të cilat janë edhe mjaft në modë.
  4. Çantë katrore e vogël. Unë kam zgjedhur çantën Tom Ford të vogël dhe katrore që është shumë prerje vintage për këtë look, por ju mund të zgjidhni disa lloje çantash nëse doni një stil bohem, si për shembull, çanta në formë bauleje ose dhe çanta lecke të mëdha.
  5. Kapele. Flokët me këtë look shkojnë shumë të mëdha dhe me onde natyrale, por më e rëndësishmja është aksesori që vendosni në kokë, që në një rast të tillë është kapela e madhe për t’i dhënë prekjen e fundit një look-u të tillë.

good_IMG_7920 good_IMG_7955

CLOSE
CLOSE