• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri, Who Beauty, Who Life

Histori suksesi, nga Italia në Shqipëri duke ju përkushtuar bukurisë

‘Adela Style’ është një ndër emrat më të njohur të bukurisë në qytetin e Durrësit. Me siguri jeni mësuar të shikoni biznese të tilla gjithandej dhe një emër më tepër apo më pak nuk përbën ndryshim për ju.
Në fakt ‘Adela Style’ ka diçka ndryshe. Bëhet fjalë për përkushtimin dhe profesionalizmin që kanë zënë rrënjë para 17 vitesh tek zotëruesja e këtij biznesi dhe kanë udhëtuar në vende të ndryshme bashkë me të. Gjithçka nisi këtu, në Shqipëri, derisa më pas Adela u transferua në Itali ku pati shansin të njihej me metodat europiane në stilimin e flokëve dhe jo vetëm. Ajo e ka ushtruar këtë profesion për një kohë të gjatë në shtetin fqinj, në një nga parukeritë më të mira të zonës ku ishte zhvendosur për të jetuar.


Sigurisht kjo eksperiencë ndikoi në rritjen e saj profesionale, duke bërë të mundur që kthimi në Shqipëri pas 10 vitesh ta gjejë më të përgatitur për çdo sfidë, por edhe për të sjellë një frymë të re dhe teknika të përparuara në stilimin e flokëve. Siç vetë Adela thekson, pika më e fortë e saj janë ngjyrat, ndërsa synimi është që të arrihet thjeshtësia dhe natyraliteti. Puna e mirë është lehtësisht e dallueshme, ndërsa fjala përhapet shpejt mes femrave që dashurojnë të bukurën, rezultat i së cilës ishte puna përtej qytetit të Durrësit.


Siç vetë zotëruesja e sallonit të bukurisë ka zbuluar, tashmë gjërat kanë kaluar në nivel tjetër, pasi puna e saj shtrihet mes personazheve publikë, ndër më të preferuarit e publikut. Me ta puna është shumë e bukur, shpjegon Adela dhe thekson që besimi tek aftësitë e saj është ajo që e bën më krenare se gjithçka tjetër.


Nëse edhe ju dëshironi që të bëni një shndërrim cilësor në look-un tuaj, ‘Adela Style’ është e vendosur në lagjen numër 1 në qytetin e Durrësit. Për të marrë rezultatin që dëshironi dhe për t’i bërë flokët të duken bukur siç ju e ëndërroni, mjafton të bëni një vizitë në sallonin e saj.