Shumë prej nesh i kanë mbaruar tashmë pushimet, por për artistët që e gjithë vera i ka gjetur të angazhuar me projekte dhe koncerte të ndryshme, tani është koha për pak pushim dhe relaks. Destinacioni që shumë prej personazheve të njohur kanë zgjedhur është Turqia. Nora dhe Robert kanë menduar që përvjetorin e martesës së tyre ta kalojnë pikërisht aty duke iu bashkuar pjesës tjetër të familjes. Por sytë i kemi të gjithë te Renee. Ajo është rritur dhe është shëndrruar në një zonjushëzë të bukur. Nuk ka dyshim që është e lindur për skenën. Në videon e postuar nga Era Istrefi në “Instastory”, shohim që Renee e zotëron më së miri pistën. Talent i trashëguar!/revistawho.com