close
Lajme

Sinan Hoxha feston ditëlindjen, darkë familjare në shoqërinë e Ermal Fejzullahut e të shoqes

sinan hoxha

Sinan Hoxha sot feston ditëlindjen e 42-të. Ai është i martuar me bukuroshen Andrra Destani dhe së bashku janë bekuar me ardhjen në jetë të një djali të quajtur, Ansi. Tashmë emri i tij është një nga më të preferuarit në skenën muzikore shqiptare. Sot për të është një ditë e rëndësishme dhe para pak minutash ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Andrrën në shoqërinë e Ermal Fejzullahut dhe Arianës. Bashkangjitur fotos, këngëtari ka shkruar: “Kohë dedikuar familjes”. Mesa duket Sinani ka zgjedhur ta kalojë një pjesë të ditëlindjes së tij përkrah tyre, ku përpos fjalës “miq” ata kanë zgjedhur ta quajnë njëri-tjetrin “familje”. Një foto kaq e bukur që merr akoma dhe më shumë hijeshi nga prania e Andrrës dhe Arianës që duken më të bukura se kurrë./revistawho.com

Tags : ditelindjeermal fejzullahuSinan Hoxha
loading...