• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

Si të flini më mirë? Disa rrugë që do të bëjnë t’a shijoni vërtet gjumin tuaj

1. Do të flini më mirë nëse fikni ose fshihni çdo dritë ngjyrë blu në dhomë si: orët, televiziorin apo kompjuterin. Një studim i Harvard zbuloi se çdo dritë në dhomë mund të jetë shqetësuse për gjumin tuaj, por ngjyra blu ndalon prodhimin e melatoninës hormonit që ndkon në gjumin tuaj.

2. Dhoma juaj duhet të ketë një temperaturë të freskët nga 16-18 gradë Celsius. Gjithashtu nëse ndiheni të sigurt duhet të lini një dritare të hapur për të lejuar ajrin të qarkullojë në dhomë.

3. Nuk duhet të flini në një krevat që është shumë i vogël për ju. Nëse keni një partner madhësia e krevatit duhet të jetë e mjaftueshme që të dy të keni mundësinë të shriheni me shpatulla përkundrejt njëri tjetrit.

4. Nëse nuk ju zë gjumi pas 20 minutash duhet të ngriheni dhe të bëni diçka që të mos përfshijë celularin tuaj apo çdo pajisje tjetër dixhitale. Provoni të praktikoni joga ose të meditoni. Kur të filloni të ndiheni të përgjumur shtrihuni përsëri në shtrat.

5. Të ngrënit shumë vonë në darkë mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj. Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në darkë janë: qumështi, pula, orizi. Ndërsa mishi i yndyrshëm dhe erëzat nuk rekomandohen.

6. Përpara se të shtriheni në shtrat krijoni kohë për t’u menduar dhe për të shkruajtur se çfarë duhet të bëni ditën tjetër. Duke u shqetësuar për ditën tjetër gjatë kohës që jeni shtrirë për të fjetur rrit prodhimin e hormonit të stresit, kortizolit që do t’u bëjë të qëndroni zgjuar.

7. Disa kompani prodhojnë jastëk të integruar me MP3 që luajnë muzikë të qetë shumë relaksuese. Dhe kjo është një metodë shumë e mirë që mund ta provoni./revistawho.com