close
LajmeNë shtëpinë e...Who Home

Shtëpia përrallore e Ertugrul, 2.5 milionë dollarë për vilën madhështore

Screenshot_10

Jo pak, por plot 2.5 milionë dollarë ka kushtuar vila e re e aktorit të njohur për rolin e Ertugrulit, Engin Altan Duzyatan. Pasi ka menduar të zgjedhë një vend të përshtatshëm, ku më mirë se në kompleksin e vilave të personazheve të famshëm mund të vendosej edhe protagonisti i serialit “Ertugrul”, së bashku me bashkëshorten Neslişah Alkoçlar dhe djalin e tij, Emir.

Sipas lajmeve që janë bërë sot publike nga mediat turke, aktori është duke u marrë me përgatitjet e fundit dhe mendon të transeferohet në vilën luksoze në muajin qershor.

Familja e Duzyatan do të largohet pas disa javësh nga shtëpia me qira, në të cilën paguanin mbi 4000 dollarë në muaj.

Zona përballë lumit Bosfor, ku do të vendoset Ertugrul, konsiderohet si një prej lagjeve më të shtrenjta dhe më luksoze të Stambollit, ndaj një pjesë e mirë e banorëve aty janë personazhe të njohur të ekranit.

Brenda kompleksit të vilave luksoze mbi Bosfor ka edhe shumë personazhe të tjetë të njohur, siҫ është edhe aktorja Turkan Soray, e cila njihet për rolin e Asyas në filmin “Shamikuqja”./Class

 

Tags : ertugrulShtepi
loading...