Ronela Hajati është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar. T’i hedhësh një sy klipeve të saj është e pamundur të mos vësh re, kreativitetin me të cilën janë ndërthurur. Por mbrëmë në orët e vona, Ronela ka postuar një foto në “Instastory” ku ndër të tjera thotë: “Më mbani mirë sa më keni këtu se pastaj do bëhem dhe unë internacionalisht e famshme dhe do më kërkoni, hahaha”. Këngëtarja ka dhënë një këshillë paksa “ironike” duke vënë në dukje interesin e tepërt që po i jepet artistëve që po hedhin hapat ndërkombëtarë. Vallë me kë ta ketë Ronela?/revistawho.com