• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Shpat Kasapit nuk i hiqet mendja nga Afërdita, pyet në emision shoqen e saj të ngushtë

Mbrëmjen e kaluar në kolltukun e ‘Xing me Ermalin’ u ul modelja e njohur Xhesika Berberi. Në rubrikën ‘Pyetje nga Facebook’, ajo e cila pikasi më shumë, ishte pyetja e bërë nga Shpat Kasapi. Ai e pyet modelen nëse do të martohej me një të huaj ashtu siç bëri shoqja e saj e ngushtë Afërdita Dreshaj.

“A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, ka komentuar Shpati, të cilit me sa duket nuk i pëlqen aspak zgjedhja e ish-partneres së tij.

Por përgjigjja e Xhesikës me siguri nuk i pëlqeu Shpatit, pasi ajo tregon se prejardhja nuk ka aspak rëndësi.

“Për mua nuk ka rëndësi fare prejardhja. E rëndësishme është që të kesh një njeri që ta duash dhe të të dojë, që mendja dhe zemra ta aprovojnë. Afërdita ka gjetur shpirtin e saj binjak dhe së shpejti do martohet ”, u përgjigj Xhesika. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE