Dua Lipa sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit “New Rules” duke sjellë jo vetëm ritme verore por dhe një mesazh interesant nga fabula e veçantë që trajton. Thuhet se kënga i dedikohet ish-të dashurit të saj, Isacc me të cilin Dua mesa duket ka mbyllur çdo kontakt duke e cilësuar si një histori dashurie që nuk dëshiron t’i rikthehet më. Por një urim i veçantë na ka tërhequr vëmendjen sot. Shoqja e saj më ë mirë feston ditëlindjen dhe Dua ka gjetur mënyrën me unike për t’i uruar dhe 100 vjet të tjera. Kjo vajzë është plot “surpriza”. Këtë do ta kuptoni pasi t’i hidhni një sy videos ku Dua shfaqet duke puthur në buzë shoqen dhe poshtë ka vendosur mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen shoqja ime e ngushtë, motra ime engjëll! Të dërgoj të gjitha puthjet dhe dashurinë e botës”. Eh shoqëria moj, shoqëria!