• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Selena Gomez i ‘zhgënjen’ të gjithë, në lidhje me bashkëshortin e shoqes së ngushtë

Pas ndarjes nga Justin Bieber, fansat menduan se Selena Gomez ishte duke vuajtur për të. Por nga lajmet që po shkruhen së fundmi duket se kjo nuk është e vërtetë. Në mediat e huaja po qarkullojnë lajme se Selena është duke dalë me ish-bashkëshortin e mikes së saj më të mirë Jennifer Aniston. Ata janë fotografuar shpesh herë së bashku dhe një burim i afërt i tyre ka treguar se ata janë në hapat e para të lidhjes. Teksa Selena dhe Justin Theroux janë duke shijuar lidhjen e tyre, ajo e cila është më e inatosur në këtë mes është Jennifer, e cila ndihet shumë e zhgënjyer nga veprimi i shoqes së saj të ngushtë.

Jennifer dhe Justin janë ndarë para pak muajsh dhe arsyeja nuk është mësuar ende, megjithatë secili prej tyre duket se po shijon në maksimum lirinë./revistawho.com

Rezultate imazhesh për justin theroux jennifer