• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Scott Disick dhe Sofia Richie drejt martesës? Ish-partneri i Kourtney në kërkim të unazës

Scott Disick dhe Sofia Richie kanë më shumë se një vit bashkë. Ata kanë pasur një marrëdhënie të qetë, madje Scott arriti të bindte ish-partneren e tij, Kourtney Kardashian, ta lejonte modelen 20-vjeçare të bëhej pjesë e familjes.

Së fundmi ai është parë në disa dyqane luksoze bizhuterish në ‘Calabasas’, duke kërkuar për “unazën perfekte”. Disa burime kanë treguar se Scott kaloi shumë kohë duke parë unaza me diamantë, shifrat e të cilave arrinin deri ne 150 mijë $.

Ata kanë thënë gjithashtu se me shumë mundësi Scott do t’i propozojë Sofia-s për Shën Valentin, ndonëse ai vetë nuk e ka konfirmuar akoma këtë gjë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE