Ditën e nesërme ‘Top Albania Radio’, feston 20 vjetorin e krijimit. Sigurisht që nuk mund të mungonte një postim nga Sara Hoxha në këtë ditë.
Dhe mënyra që ajo ka zgjedhur për të uruar është shumë e veçantë. Para disa minutash, Sara ka postuar në ‘Instagram’ një foto të djalit të saj, London përpara logos së ‘Top Albania Radio”. ‘Që fëmijë ne shikonim babin tonë tek ndiqte ëndrrat e tij në ‘Top Albania Radio”. 20 vite më vonë, London po bënë të njëjtën gjë” –shkruan ajo në këtë postim emocionues./revistawho.com