• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Rita Lati tregon për Stinen: I jam shumë mirënjohëse

Lidhja e moderatores Roza Lati me këngëtarin Stine ka qenë një nga më të përfolurat. Ish-çifti simpatik arriti të vidhte zemrat e publikut dhe të shndërroheshin në një nga më të pëlqyerit. Ndërsa sot, pasi lidhja e tyre ka përfunduar, nëna e Rozës, aktorja e humorit Rita Lati e përmendi ish-partnerin e vajzës gjatë intervistës që ajo zhvilloi me të bijën si e ftuara në emisionin e saj. Gjatë bisedës Roza e pyeti edhe për adoleshencën e saj dhe për lidhjen me Stinen.

“Si e ke përjetuar faktin se Roza lidhjen e saj të parë e pati me një këngëtar?- e pyeti Roza

‘Thashë edhe një çikë dhe do t’i dalë qejfit. E preferonin atëherë vajzat dhe e doja shumë Nestin, djalë shumë i edukuar, familje e mrekullueshme. Por ishit shumë të rinj, shumë të vegjël kështu që mami nuk e lodhi shumë trurin për këtë pjesë. E falënderoj shumë se në atë moshën që ti kishe Nestin, shoqet kishin 100 Nesta. I jam mirënjohëse deri në fund Nestit.” /revistawho.com

 

 

CLOSE
CLOSE