Puthja në buzë e fëmijëve nga nënat është një tematikë që parashtrohet gjithmonë në jetën e përditshme. Një situatë e tillë ka prekur dhe modelen e famshme Adrola Dushi, e cila momentalisht është zhvendosur në SHBA, për të vazhduar në një stad tjetër me karrierën e saj të modelingut. Ajo ka postuar një foto me të birin ku e puthte në buzë dhe kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthenin në kritika. Adrola e ka fshirë foton por ka lënë dhe një shënim në statusin më pas për të gjitha ata që e ofenduan për përgjegjshmërinë e saj si nënë. Më tej shkruan:
“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mia dhe mos të merresha me komentet ofenduese por e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatinë tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj, të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë.
Kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si unë ia transmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera.
Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vetëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktor, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo, aq më pak të më ofendoni.” Me anë të këtij statusi Adrola u ka mbyllur gojën të gjithëve atyre që vunë dyshim rolin e saj si nënë.