• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Respekti mbi të gjitha, pas ndarjes aktori i njohur uron ish-bashkëshorten në ditën e nënave

Divorci i aktorit, Channing Tatum dhe partneres së tij Jenna Dewan, shokoi të gjithë fansat e tyre. Çifti njoftoi divorcin nëpërmjet një statusi të përbashkët në ‘Twitter’ ku tregoi se ndarja erdhi shumë paqësisht dhe se do të vazhdojnë të mbeten miq.

Ajo e cila ka bërë shumë njerëz të habiten është respekti që ka treguar Channing për ish-bashkëshorten e tij, duke e kujtuar në një ditë mjaft të rëndësishme për nënat. Ai e ka uruar përzemërsisht nëpërmjet një video të publikuar në ‘Instastory’ ku thotë:

“Gëzuar ditën e nënës të gjithëve. Jenna gëzuar zemër. Mami gëzuar edhe ti. Uroj të jeni duke e shijuar këtë perëndim kaq të bukur. Ju dua”,- ka thënë ai në video. /revistawho.com

Rezultate imazhesh për channing tatum jenna

CLOSE
CLOSE