• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Lajme, Receta e Shefit

Recetat e shefit / Zbuloni çfarë ka përgatitur sot Renato

Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.

Sallatë me patate

500gr patate

100gr sallam pikant

4 vezë të skuqura syze

Gjysmë speci jeshil

Gjysmë speci të kuq

Gjysmë tufe majdanoz

Gjysmë luge mustardë pikante

50gr ullinj jeshil pa bërthama

Kripë

Piper

100ml vaj ulliri

Lajmë patatet dhe i fusim me gjithë lëkurë në tenxhere. Hedhim ujë të ftohtë në të derisa të mbulohen patatet, u hedhim kripë dhe i vëmë të ziejnë. I kullojmë dhe i hedhim njëherë në ujë të ftohtë (për t’i qëruar më lehtësisht), i presim më katërsh dhe i vendosim në një enë. Presim hollë sallamin, perimet dhe erëzat dhe i bashkojmë me patatet. U hedhim vajin e ullirit, mustardën, kripën, piperin, vajin e ullirit, duke i përzier lehtë dhe disa pika limoni (të verdhë ose jeshil), nëse duam. Sallatën e përgatitur e vendosim në pjatën e secilit , duke vënë mbi të vezën syze.

Taljatele me fileto pule dhe domate të thara

500gr taliatele

300gr fileto pule

100gr domate të thara

100gr djathë pekorino

10 domate qershi

4 thelpinj hudhre

1 qepë e vogël

70ml vaj ulliri

1 lugë kafeje piper i ëmbël i kuq

1 tufë borzilok

Presim në kube fileton e pulës. Domatet e freskëta i presim në 4 pjesë, ndërsa domatet e thara i presim hollë. Grijmë qepën dhe hudhrat hollë. Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë dhe në një tenxhere tjetër fillojmë përgatitjen e salcës: Hedhim qepën, hudhrat, fileton e pulës, domatet e thara dhe i skuqim për pak minuta. Më pas shtojmë domatet-qershi, piperin e kuq, kripën dhe borzilokun. Pasi të jenë lidhur dhe kanë marrë shijen e duhur, vendosim pastën në salcë, djathin e grirë, pak vaj ulliri dhe pak lëng nga makaronat e ziera, nëse duhet./revistawho.com

CLOSE
CLOSE