• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Për verë të sigurtë e të shëndetshme, duhet të keni parasysh këto këshilla

Ardhja e stinës së verës shoqërohet me rritje temperaturash si dhe me dëshirën tonë të madhe për t’u ekspozuar sa më shumë në diell. Ne mund të ndihemi mirë në diell, sidomos kur kemi dalë nga stina e dimrit. Por, kujdes! Qëndrimi i gjatë në diell mund të sjellë pasoja dhe probleme të shumta për shëndetin. Prandaj në këtë artikull po ju tregojmë disa këshilla të cilat do ju nevojiten.

Si të mbroheni nga temperaturat e larta?

Evitoni nëse është e mundur daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00

Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjera, dhe ngjyra të hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia

Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë

Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës

Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.

Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.

Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë.

Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë. /revistawho.com