Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme të momentit. Ajo po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “Four seasons” e cila mesa duket është pritur mjaft mirë nga publiku. Por këtë verë Dafina nuk është angazhuar me koncerte brenda Shqipërisë, saqë u aludua që ajo nuk po i kushtonte kohën e duhur fansave të saj, të cilët kanë qenë mbështetës në çdo hap të karrierës. Nëse menduat që ajo do të rrinte në heshtje, e keni gabim! Në orët e vona, këngëtarja e njohur ka postuar një foto në “Instastory” për të mbyllur të gjithë gojët e liga. Ndër të tjera shkruan: “Nëse është dikush që tenton të më tregojë se idhulli im nuk është një që nuk ua dedikon kohën e lirë fansave, jeni gënjeshtari i madh. Më vjen keq nëse realiteti dhemb por nuk është askush që kujdeset dhe i do më shumë fansat e saj sesa Dafina…” Kushedi sa të entuziasmuar duhet të ndihen fansat e saj pas kësaj deklarate!/revistawho.com