Sekreti për të qëndruar të rinj është ngrënia e çokollatave dhe konsumimi i verës së kuqe.
Studiuesit kanë zbuluar se vera dhe çokollata, ndihmojnë në rinovimin e qelizave të vjetra.
Me kalimin e viteve ADN-ja në qelizat tona humbet gradualisht telomerët mbrojtës. Ekipi i studiuesve aplikuan përbërës të bazuara në kimikate që gjenden natyrshëm në verë të kuqe, çokollatë të zezë, rrush të kuq dhe boronica tek qelizat në laborator.
Brenda disa orësh nga trajtimi më këta përbërës, qelizat e vjetra filluan të ndaheshin dhe të kishin telomere më të gjata. Shpresohet se zbulimi mund të çojë në terapit të suksesshme antiplakje./GazetaEkspress