I keni parasysh ato propozimet romantike të çuditshme që i’u ngjasojnë përrallave? Imagjinoni të shihni një model simpatik në “Instagram” dhe t’i thoni: “Kush je, ku jeton, sa vjeç je, pse je kaq i mirë dhe si të pëlqejnë vezët?”. Dhe papritmas një ditë të bukur, ai bëhet i dashuri juaj. Nëse ju duket e pabesueshme, Zara Larsson ju tregon të kundërtën. Përpara një viti, ajo pa në rrjetet sociale modelin, Brian H. Whitettaker. Fati deshi që ata të takoheshin, të njiheshin dhe tani Zara është plotësisht e dashuruar me të. Brian është dhe bonusi i saj në muzikë pasi vetë këngëtarja paralajmëroi që ky album do të jetë i dedikuar ndaj ndjenjës. Kësaj i thonë kur të buzëqesh fati në çdo aspekt!