Ngricë dhe dëborë në të gjithë Europën, temperaturat pritet të shkojnë në -20

image

Europa lindore dhe Ballkani po përgatiten për një vale të ftohti arktik që do të mbërrije deri në Adriatik.Fundjava e parë e vitit të ri do të sjellë dëbore dhe ngrica në të gjithë Italinë, ndërsa meteorologët kanë parashikuar edhe stuhi të forta ere.

Duke nisur nga republikat baltike fronti i ftohte po përparon drejt Mesdheut me erëra të ftohta, ngricë dhe dëborë.

Temperaturat pritet të shkojnë në -20 ne territoret europiane që do të preken nga kjo vale i ftohti, ndërkohë parashikohen reshje dëbore deri në kuota të ulëta.

Ekipe te tera emergjence janë vënë në gatishmëri për të përballuar pasojat e motit te ftohte, i cili vitet e kaluara ka shkaktuar jo vetëm probleme në qarkullimin rrugor dhe atë ajror por edhe viktima.

Kurse zona nga Britania në gadishullin Iberik do të ruaje presionin e lartë dhe nuk do të preket./syri.net

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password