• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Në klipin e Ermal Metës, ‘Non mi avete fatto niente’ flitet shqip

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, tashmë janë fituesit e afirmuar të Festivalit të “Sanremo”-s në Itali. Kënga e tyre është një himn kundër terrorizmit dhe në tekstin e saj përfshihen shumë raste të ndodhura në të shkuarën, por që lajmmotiv mbetet vargu “nuk më keni bërë asgjë”, që përbën edhe titullin e saj. Tanime është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mos mposhtjes. Gjithashtu, në këtë videoklip janë të pranishme shumë gjuhë të botës e nuk mund të mungonte edhe gjuha shqipe. Kënga e cila rrëmbeu zemrat e shumë dëgjuesve ka jo vetëm një melodi të bukur por edhe një tekst shumë prekës dhe inkurajues.

Fjalitë shqip të përmendura janë :

‘Në Londër bie shi gjithmonë por sot s’të bën keq’

‘Nuk keni pasur asgjë’

‘Lumturia fluturonte’. /revistawho.com