Ato janë një treshe e fuqishme e muzikës live, të cilat bashkëpunojnë prej shumë vitesh me njëra-tjetrën.
Po flasim për Juliana Pashën, Olta Bokën dhe Kejsi Tolën marrëdhënie e të cilave duket se ka funksionuar për mrekulli.
Por mes dy kolegeve cilën prej tyre ka më shumë xhan Olta Boka?!
“Se bëj dot këtë ndasinë sepse me të dyja më lidh një dashuri e madhe bashkëpunimi që është e rrallë të gjendet për atë rivalitetin që mbartin artistët në përgjithësi. Por vajzat janë shumë komode dhe mbi të gjitha njerëz shumë të mirë”, ka thënë ajo në Lart e Poshtë.
Po shoqe më të ngushtë?!
“Nuk mund të themi shoqe të ngushta, por e vetmja gjë që kemi patur me Kejsin është që kemi patur eksperienca të njëjta, njihemi që përpara Gjeniut të vogël, pra daton shumë herët miqësia jonë”, është shprehur këngëtarja e hitit “ E fundit tango”.
Olta ka treguar se mes tyre ka patur shpesh edhe debate konstruktive që sipas saj i kanë bërë mirë marrëdhënies së tyre./revistawho.com
https://youtu.be/eNcNGKdqE7E